Gjykata e Apelit ne Shkoder i ka dhene te drejte Partise Demokratike dega Vau Dejes, per akuzat e ngritura ne prokurori per punesimet masive gjate fushates elektorale ne territorin e Bashkise Vau Dejes.
Ne vendimin e Gjykates se Apelit kjo e fundit detyron Prokurorine qe te nise hetime dhe te therrase ne organin e akizues personat pergjegjes dhe Kryetarin e Bashkise Vau Dejes si autore te punesimeve elektorale. Ka qene perfaqesuesi ligjore i PD Marash Logu i cili ne nje prononcim per mediat ka zbardhur vendin e Gjykates se Apelit.
Nga ana tjeter Logu ka zbuluar edhe prova konkrete qe implikojne administraten e Bashkise Vau Dejes ne keto punesime masive per fushaten elektorale te 25 Prillit.
Logu nder te tjera deklaroi se keto prova jane vetem maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakres elektorale qe ka bere partia ne pushtet por deklaroi se keto prova tashme jane re depozituara ne organet e drejtesise
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
