Mbrëmjen e djeshme bëri bujë pengmarrja Live në Instagram e Kozak Braçit, i njohur si mbreti i Instagramit. Disa djem të rinj, njëri prej tyre i identifikuar si vëllai i Fabio Dushkut, doli Live në Instagramin e reperit duke e detyruar t’i kërkonte falje. Në një reagim të fundit ekskluziv për JOQ Albania, reperi Stresi miku i ngushtë i Fabio Dushkut dhe Kozak Bracit, dy personave që janë të përfshirë në një konflikt, ka rrëfyer se ky i fundit u ka kërkuar djemve ta lëshojnë, duke i bërë thirrje të gjithë personave publikë të mos ofendojnë nga familja, teksa shton se faji ka qenë i Kozakut pasi “ai i ka ofenduar familjarisht!”.
“Fabio Dushku nuk eshte njeri I instagramit Dhe ta etiketojm si te tille, Po vuan denimin e tij prej 13 vjetesh ne burgun e kordhalos ne greqi per hallet e veta , kozakun e kemi ne lagje kozaku eshte nje djal shum I mire mirepo instagrami Po i prish keta te rinj dhe degradohet situata deri ne ate pike, kozaku nuk eshte marre peng sduhet ta trashim Dhe ta deformojme situaten , thjesht per ti thene qe nuk duhet share shqiptari ne publik shqiptarit sduhet ti preket familja sepse eshte e ditur cfare Te pret. Kozaku eshte nje djal qe interviston vip-at ne instagram ka nje audience te pathyeshme Dhe ndaj ka influenc te madhe tek fansat.”-ka thënë ai.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
