Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë 5 automjete dhe deri më tani raportohet për shtetasen S.M të plagosur e cila fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka bllokuar plotësisht autostradën duke bërë që të krijohen rradhë të gjata trafiku.
Njoftimi i Plotë
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
