Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për pandeminë në vendin tonë dhe vaksinimin e detyruar.
Goxhaj i ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen çdo të shtunë protestës pasi sipas tij pandemia ka në plan për të ulur numrin e popullsisë. Sipas tij, pas 10 vitesh popullsia do të jetë 4 herë me e ulët, pra vetëm 2 miliardë në të gjithë botën.
Gjithashtu avokati i ka kërkuar zyrtarisht Sali Berishës që foltoret me anëtarë të PD-së mos i organizojë gjatë ditës së shtunë pasi merr vëmendjen më të madhe mediatike, duke “sfumuar” në këtë mënyrë protestën kundër “vaksinimit të detyruar” .
“Pas protestës mua më shoqëruan në polici, në komisariat ishte sjellje e mirë e shefave të policisë. Kjo tregon që kauza jonë ka ngjitur, ne kemi kauzë të një armiku që fshihet në rrobën e një polici, politikani apo mjekut. Ne përballë kemi një armik që duan të na futin në trup dhe të na vrasin. Ne e kemi të qartë që një grup personash janë duke plotësuar kërkesat e tyre që të na vaksinojnë patjetër të gjithë botën.
Në protestë pjesëmarrja nuk ishte në pritshmërinë që kemi. Nuk ka dokumenta për vaksinimin e detyruar, ka vetëm deklarata nga Komiteti i Ekspertëve, nuk ka asnjë dokument të shkruar për “vaksinim të detyruar”, sepse këto janë krime kundër njerëzimit dhe nuk mund të firmosin dot sepse kanë frikë. Njerëzit do të rezistojnë dhe nuk do të vaksinohen. Një mësues që është i pavaksinuar duhet parë nëse nesër do ta lënë ose jo të futet në shkollë. Sipas ligjit ata kanë frikë për të dhënë dokumenta për të urdhëruar vaksinën. Doza e vaksinës fut në trup diçka që nuk e dimë, një sasi të konsiderueshme metali.
Me vaksinën këta duan të heqin qafe njerëzit që kanë fuqi riprodhuese, pra moshat e reja që e mban gjallë popullsinë. Nga 7 miliard këta duan të pakësojnë botën në vetëm 2 miliard.
3 milion shqiptarët kanë një skenar për tu hequr qafe gjatë vaksinës së parë të dytë dhe të tretë. Doza e parë dhe e dytë ka 20 përqind substancë të paditur dhe nuk të jep askush të bësh kërkim, qeveritë e kanë firmosur. Këta duan t’ia bëjnë fëmijëve duke iu shmang argumentave.
Rama mbajti premtim global në OKB, na gënjeu duke thënë ka vaksinuar 50 % të popullsisë dhe sipas tij brenda 10 muajve do të vaksinojë të gjithë popullsinë, madje edhe foshnjat ai e bëri këtë premtim pasi u takua me George Soros. Edhe dje ne na arrestuan pasi protestuesit thirrën “poshtë George Soros”, “Non-grata George Soros”. Fjalimi i Ramës në OKB ishte vendimi i Sorosit. Rama i ka premtuar Sorosit për të shpuar dhe vaksinuar fëmijët. Ted Turner financon këto vaksina, ju kam treguar kush është ky biznesmen që kërkon të shfarosë botën. Ata duan të rrëzojnë me 4 herë numrin e popullsisë në të gjithë botë. Ata që do të mbesin nga ky horror pas 10 vitesh nuk do të kenë asgjë, por do të jenë të lumtur që një pjesë e tyre shpëtuan nga vdekja. Vaksinimi me dhunë do të pakësojë popullsinë.
Ne do të dalim në protestë çdo të shtunë në orën 18:00. tani kam një lutje për Sali Berishën mos bëjë asnjë takim gjatë ditës së shtunë pasdite pasi të gjithë mediat shkojnë në drejtim të tij, nuk ka asnjë hapësirë për protestën tonë. Unë ja kërkoj Sali Berishës zyrtarisht mos bëjë asnjë takim, na i lerë ne që të bëjmë protestë sepse ne po shikojmë interesin e jetës”, përfundoi Goxhaj.
…
/faxweb
