Skip to content

“Ç’punë ka ambasadori rus në kufi”, Rama pyetet nëse ka biseduar me Vuçiç për situatën e tensionuar në kufi: Me “vëllaun” tim në Serbi…

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si teatrale dhe provokuese fluturimet e njësive speciale serbe në kufirin me Kosovën.

Gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, kryeministri shqiptar u pyet nga gazetarët nëse ka biseduar me Vuçiç për situatën e tensionuar në veri, por Rama mohoi në mënyrë kategorike bisedën siç e quan ai me “Vëllaun serb”.

Rama nënvizoi se është në krah të Kosovës dhe bëri thirrje që të dy palët të vazhdojnë me dialog.

Ke biseduar me Vuçiç për situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës? “Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç apo siç shpesh herë miq e mirë kosovarë më thonë me “vëllain tim Vuçiç”, nuk kam asgjë për të diskutuar. E drejta është me Kosovën dhe kjo është e qartë shumë, ne jemi në krah të Kosovës sic është gjithë komuniteti ndërkombëtar Europian. Njësitë speciale bëjnë teatër me helikopter dhe avionë. “Vëllaut tim” në Serbi do t’i thoja po të kishte ndodhur diçka në kufi, në kushtet ku po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit. I takon kryeministrit Albin Kurtit të marrë vendimet e duhura që të vazhdohet me dialog përpara mos ngrihet konflikti. Institucionet nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit të Kosovës, ato fluturimet akrobatike provokojnë dhe marrin peng qytetarët serb të Kosovës, në kushtet të një dialogu që nuk ecin sic duhet”, u shpreh Rama.

Rama gjithashtu nuk la pa përmendur edhe vizitën “provokuese” siç e quan ai të ambasadorit rus në kufi. Sipas kryeministrit shqiptar, ky veprim ka qëllimin e vetëm për të “ndezur” rrezikshëm institucionet në Beograd.

“Ne mbështetim dialogun 100%, por çfarë do ambasadori rus në kufi, mund të ma thoni pak? Imagjinoni tani ambasadorin amerikan të shkonte në kufi dhe të shikonte çfarë bëjnë njësitë speciale. Ky është një teatër që ndez rrezikshëm institucionet në Beograd”, përfundoi Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb