Skip to content

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari nga Durrësi, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij për veprën penale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm.

Ka pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.Z, banues në Durrës, i cili me automjetin e tij tip “BMË”, po transportonte kundrejt pagesës 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, por ka tentuar të largohet. Gjithashtu dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi P. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili paraprinte rrugën me një mjet tjetër, për të kontrolluar nëse kishte shërbime policore në rrugë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 1 aparat celular dhe 460 euro të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb