Akademiku Rexhep Qosja gjatë fjalës së tij u ndal tek çështja shqiptare dhe te rëndësia e ruajtjes së lidhjeve të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Jam i nderuar, Edi Rama është një nga politikanët më të suksesshëm të 30 viteve të ndërtimit të demokracisë dhe ka sjellë risi e fryte në jetën politike, shoqërore shqiptare. Edi Rama s’është vetëm politikan por edhe artist; ai është piktor dhe shkrimtar. E ndjej veten të privilegjuar që ky nderim mu bë sot në Prishtinë. E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas takimit të dy delegacioneve. Të delegacionit të Shqipërisë dhe të Kosovës, të kryeministruar nga Albin Kurti. Si Rama dhe Kurti është politikan krijues.

Albin Kurti është një prej intelektualëve që e shquan një cilësi e veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur del në TV dhe tubime, duhet ti dëgjojmë deklaratat dhe intervistat e tij për tu bindur se Albin Kurti ka një kujtesë të jashtëzakonshme, në të cilën janë mbledhur të dhëna sa në një bibliotekë mbi historitë e Evropës dhe Amerikës. Kjo gjasë që kemi për të bërë përpjekje për të ndryshuar dhe përmirësuar fatin tonë historik na bën shumë përgjegjës të gjithëve. Më në fund të gjithë popullin.

Takimi i sotëm i dy delegacioneve, padyshim që mua më solli shumë gëzim, te të gjithë shqiptarëve, kudoqofshin ata. Ishte një takim shumë premtues, o sa bukur, sa duket bukur kjo pamje e politikanëve, e ministrave dhe të tjerëve nga Shqipëria dhe Kosova. Unë i lejoj vetes mosha me të cilën jam,prej 85 viteve më jep të drejtën morale Ramës dhe Kurtit që të takohen si sot më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre, të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre, kryeministruara, ju duket fjalë e re. Në këto takime, në këto mbledhje të bëjnë, njësojnë, një ideal të përbashkët që na e kanë lënë epoka e rilindjes shqiptare që e kanë formuluar burrat më të mirë të popullit shqiptar, të cilët kanë thënë si ta krijojmë Shqipërinë dhe shqiptarin.

Të njësojnë idealin, të njësojnë qëllimet. Me njësimin e idealit, të kontribuojnë, me një vlerë të madhe që quhet kohezion, i një populli, shpirtëor, kombëtar. Historia na ka mësuar se kur e krijojnë e arrijnë kohezionin, me këtë e kanë mundur armikun, e kanë arritur idealin. Përmban fuqinë e një populli, me kohezion ne do arrijmë që të mënjanojmë një varg vështirësish, pengesash, rreziqesh që i kemi pësuar dikur. Disa rreziqe, provokim, sfida rë ndryshme që na kanosen dhe sot, prej nga e dimë e nga se dimë ende. Të papriturat na vijnë. Unë uroj që këta të punojnë, të kontribojnë, me rendimin e vendimeve të tyre politike, ti kontribojnë kohezionit. Me kohezion do të realizojnë më mirë, më lehtë qëllimet e tyre për zjhvillimin politik, historik, kombëtar… e të tjera të popullit shqiptar. Janë të arritura të përgjithshme, për ardhmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës, se unë në veprat time i kam parë të bashkuara, ashtu qoftë.”,-tha Qosja.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë ka nderuar edhe akademikun Rexhep Qosjen me Kordonin e Madh me “Yllin e Medaljes” së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko