Skip to content

Pas Teatrit Kombëtar, gati të shembet edhe Teatri i Kukullave? Tenderi i dyshimtë që ka hapur Ministria e Kulturës

Prej disa ditësh në media, por edhe rrjetet sociale po qarkullon një informacion për shembjen e godinës së Teatrit të Kukullave, për shkak të një tenderi të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, që flet për ndërtimin e një qendre multifunksionale për të rinjë, pikërëisht në vendin ku ka qenë Parlamenti i parë shqiptar.

Sinjalet për shembjen e kësaj godinë i ka dhënë që prej dy vitesh kryeministri Edi Rama, i cili do të shprehej: “Teatri i Kukullave është një karakatinë që na turpëron para fëmijëve. Unë mendoj se deri në fund të mandatit do të hapim themelet e Bibliotekës dhe Teatrit të Kukullave këtu tek Garda”.

Fax News u interesua pranë Teatrit të Kukullave për këtë lajm që po qarkullon në media, por zyrtarisht nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë.

Në tenderin e publikuar nga Boldnews, i hapur nga Ministria e Kulturës flitet për “shërbim konsulence” dhe me objekt “hartim projekti për ndërtimin e një objekti/qendre të re multi funksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”.

Fondi për këtë tender është 41 666 667 lekë të reja pa TVSH. Duket se Veliaj dhe Margariti kanë kohë që merren me këtë projekt, pasi në dokumente shkruhet se kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë. Mësohet se tenderi do të zhvillohet në datën 20 tetor, teksa sipas afateve, gjithçka do të mbyllet në 2021-shin.

Ministria e Kulturës thotë se Teatri i Kukullave ka aktualisht ka 30 personel. Organigrama aktuale përbëhet nga: Drejtori i Përgjithshëm, 10 aktorë, 8 specialistë, 3 përgjegjës sektori dhe 8 punonjës të prapavijës. Sipas saj, salla e Teatrit të Kukullave ka një kapacitet prej 160 vende. Ndërkohë ka renditur edhe problematikat, ku Qendra Kombëtare e Kulturës dhe Teatri janë në dy godina të ndryshme.

Lidhur me mundësinë e shembjes së godinës së Teatrit të Kukullave ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, për shkak se i druhen një skenari të ngjashëm me atë të Teatrit Kombëtar.

/faxweb