Skip to content

Pamjet, qytetarët e kalojnë natën jashtë banesave! Kreta vijon të përballet me pasgoditjet e tërmetit

1 jetë e humbur, disa të lënduar dhe dëme serioze në dhjetëra banesa e biznese. Ky ishte bilanci i djeshëm i tërmetit që shkundi ishullin e Kretës, ndërsa për shkak të frikës së paslëkundjeve, kanë qenë të shumtë banorët e ishullit të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë natën jashtë shtëpive.

Lexo edhe: Pamjet nga Kreta, tërmeti 5.8 Rihter shkund ishullin! 11 të lënduar dhe një i pajetë

Media greke ka përcjellë pamjet. Dikush ka zgjedhur makinën për të fjetur, ndërsa të tjerë janë akomoduar nëpër çadra apo tenda. Në ishull u vendosën dhjetëra tenda të mëdha ndërsa autoritetet njoftuan se do të vijojnë të vendosin tenda për afro 2500 persona.