Skip to content

Sot vrau efektivin e policisë në krye të detyrës, Aldi Rama postonte foto me kryeministrin Rama dhe pistoletë në tavolinë (Pamje në brendësi)

Aldi Rama është 21-vjeçari më i kërkuar i momentit në Shqipëri, i cili akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë Saimir Hoxha, në Lezhë. Ai dyshohet se është i armatosur, dhe forcat RENEA po punojnë intesivisht për kapjen e tij, ndërsa dyshohet të jetë fshehur në një zonë rurale.

Rama, edhe pse në një moshë fare të re, ka pasur precedentë të mëparshëm penal, ndërkohë që në “CV”-në e tij nuk mungon as një fotot me kryeministrin Edi Rama.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se i riu ka qenë nga Elbasani, dhe më herët është arrestuar në Lezhë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj raporton se ekipe të RENEA-s, përfshirë autoblinda ndodhen tashmë në terren dhe kanë rrethuar disa banesa në zonën e ishull Lezhës.

Për kapjen e të riut, Policia ka ofruar një shpërblim prej 20 mijë eurosh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb