Skip to content

Pistë e re për ekzekutimin e oficerit të Policisë në Lezhë, autori tentoi të pengonte arrestimin e shokut (EMRI)

Një pistë e re ka dalë në dritë ditën e sotme për sa i përket ekzekutimit të oficerit të krimeve në qarkun Lezhë, Saimir Hoxha.

Sipas burimeve bëhet me dije se autori Aldo Rama dyshohet se shoqerohej me Xhuljo Vokrrin , i riu i cili në datë 17 shtator ka plagosur me armë zjarri shtetasin Paolo Bushi.

Nuk është ende e qartë si ka ndodhur përplasja mes policit dhe autorit të ngjajrjes, por ky i fundit ka qëlluar me një plumb në zemër 44 vjeccarin me detyrë oficer i krimeve.

Plumbi ishte fatal për oficerin e policisë, i cili është baba i dy fëmijëve. Ndërkohë forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën ku ndodhi krimi si edhe një vilë 3 katëshe ku dyshohet se fshihet autori.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb