Skip to content

Ra në krye të detyrës, ku dhe kur do të mbahen homazhet në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha

Policia e Shtetit njofton mbajtjen e homazheve në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha që humbi jetën në krye të detyrës në Lezhë. Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kongreseve duke filluar nga ora 12:00 deri në 15, ndërkohë që Hoxha do të shpallet edhe Dëshmor i Atdheut.

“Ju informoj se homazhet në nder të oficerit të Policisë të vrarë në krye të detyrës do të mbahen në  Pallatin e Kongreseve, nga ora 12:00 deri në orën 15:00”, bëjnë me dije burime nga policia.

Trupi i Saimir Hoxhës do të prehet në varrezat e Dëshmoëve në Tiranë, ndërkohë që po sot pritet që të zhvillohet dhe ceremonia mortore e vrasësit të tij, 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili ndërroi jetë në orët e parë të mëngjesit në spitalin e Traumës.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb