Skip to content

Po pastronte një armë që gjeti në pyll, shqiptari plagoset aksidentalisht në kokë, dërgohet me urgjencë në spital

Një person nga Prizreni është plagosur aksidentalisht në kokë, pasi po e pastronte një armë të cilën e kishte gjetur në mal, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fshatin Pousko, pasditen e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërkaq për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transferuar në QKUK në Prishtinë.

“Fsh. Pousko 28.09.2021 – 17:56. Raportohet se viktima mashkull, sipas dëshmitares femër kosovare (bashkëshortes së viktimës). Viktima kishte gjetur një armë në mal dhe pas ishte kthyer në shtëpi duke e pastruar armën ishte vetë plagosur në kokë. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka bërë të ditur policia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb