Skip to content

Kreu i YPG/PKK-së pretendon se Biden ka “premtuar se nuk do t’i braktisë”

Ferhat Abdi Şahin, një nga krerët e YPG/PKK-së me emrin e koduar “Mazlum Abdi”, pretendon se presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka premtuar se përkundër shembullit të Afganistanit nuk do t’i braktisë ata.

Kreu terrorist duke folur për gazetën “The Times” ka thënë se “Nëse duhet të jem i sinqertë njerëzit u frikësuan pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani. U frikësuan se do të përballeshin me të njëjtën situatë”.

“Administrata e Bidenit dha menjëherë përgjigje dhe dërgoi të dërguar”, pretendoi kryeterroristi i cili tha se “Na dhanë siguri se këtu nuk është Afganistan. Na thanë se politika është plotësisht e ndryshme”.

Më tej në lajm thuhet se në rajon është dërguar komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), gjenerali Frank McKenzie dhe se zv.sekretari i Departamentit të Shtetit, Joey Hood gjithashtu është takuar me kreun terrorist.

Ndër të tjera në lajm theksohet se “Mazlum Abdi” është një nga emrat e nivelit të lartë të PKK-së dhe se në rininë e tij ka qenë i afërt me kreun e organizatës terroriste PKK, Abdullah Öcalan.

“Fotografitë e Öcalan-it vërehen në shumë zyra të YPG/SDG-së. Kjo e ka vendosur në situatë të vështirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe sepse PKK-ja vazhdon të jetë një organizatë terroriste e vendosur në listën e të dy vendeve”, thuhet mes tjerash.