Tomori dhe Apolonia kanë zhvilluar testin e parë përgatitor për sezonin e ri futbollistik me të dy skuadrat që priten të jenë sërish në të njëjtin grup të Kategorisë së Parë. Për Tomorin pas dy javëve përgatitje kjo ishte prova e parë për të parë një pjesë të futbollistëve, si nga ata të sezonit të shkuar por edhe të ardhurve nga të rinjtë dhe afrimet, si: Hadaj, A. Gega dhe E. Kajo nga Naftëtari, Kallmi nga Skrapari apo edhe portieri Birja. Por ashtu, si edhe trajneri Arbri në nisjen e përgatitjeve të sezonit të gjithë janë në provë dhe në vëzhgim.
Ndeshja është mbyllur në barazim por asnjë prej skuadrave nuk ka treguar atë që pritej ndoshta kjo edhe për shkak se janë në fazën fillestare të përgatitjeve. Ndërkohë edhe vapa ka ndikuar në ritmin e ndeshjes që nuk ka qënë i lartë.
Në pjesën e parë janë fierakët që shënojnë me mbrojtësin Nako ndërsa Tomori edhe pse krijon raste sidomos ato të të riut Mahmutaj nuk ia del të shënoj. Ndërkohë edhe për shkak të të nxehtit gjyqtari vendas që drejtonte këtë sfdië ka vendosur një time out në mesin e pjesës së parë duke u dhënë futbollistëve mundësinë të shplodhen dhe freskohen.
Ndërsa pjesa e dytë filloj me zëvendësime futbollistësh tek të dy skuadrat dhe kjo vazhdoj përgjatë gjithë këtij fraksioni. Tomori vazhdon të sulmoj më tepër për të mos e mbyllur në humbje këtë sfidë të parë miqësore në një derbi, si ai me Apoloninë ia del të shënoj me të riun Qengji duke e mbyllur në barazim sfidën./Berati.TV

TOMORI – APOLONIA 1-1
Shënues: Qëngji 77′ / Nako 28′
Tomori: Birja, Çaço, Mersini, Serdari, Xherimeja, Buba, Myzyri, Koleci, Gjonaj, Zoga, Mahmutaj. Tr: G. Arbri.
U aktivizuan: Asfatia, Ruci, Kumani, Korkuta, Kallmi, Qëngji, A. Gega, Hysaj, Hadaj, E. Kajo, Tabaku, Joxha, Gjoka.
Apolonia: Harizaj, Buzi, A. Prifti, Nako, Sota, Idërshaj, K. Prifti, Mehmeti, Hysenshahaj, Mihana, Gjata. Tr: M. Miho.
U aktivizuan: Tairaga, Premti, Murataj, Braga, Duda, Caushaj.
Gjyqtarë: G. Balliu, F. Shuka, A. Vila (Berat)
