Skip to content

Vetëvritet me çiften e gjahut, familjarët gjejnë pa jetë të moshuarin në Tiranë (Detaje)

Një i moshuar është gjendur pa jetë në shtëpinë e tij në rrugën “Ramazan Bogdani” në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin M.G (87 vjeç) i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte.

Policia dhe hetues kanë mbërritur me shpejtësi dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 28.09.2021, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në banesë, është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu çifte, shtetasi M. G, 87 vjeç.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb