Skip to content

Lihen në shi për të dëgjuar fjalën e Ramës familjarët e nënkomisarit Saimir Hoxha, presin vendosjen e yllit

Është mbajtur në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme ceremonia për vendosjen e yllit në memorialin e dëshmorëve në radhët e Policisë së Shtetit, në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha.

Siç shihet dhe nga pamjet, familjarët e Hoxhës janë lënë për minuta të tëra në shi, duke pritur fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe sot nuk dha asnjë premtim për punonjësit e policisë së shtetit, që nuk do të lihen të braktisur në operacione të tilla.

Pasi ishin lagur për minuta të tëra nën reshjet e shiut, dikush nga protokolli i Ministrisë nxori një çadër për dy prindërit e nënkomisarit Hoxha, i cili u vra paraditen e të martës në krye të detyrës.

Rama tha gjatë fjalës së tij se mbështetja e qeverisë, qoftë ekonomike, qoftë morale nuk ka për të munguar kurrë për familjen e të ndjerit, i cili la pas prindërit, bashkëshorten, dhe dy fëmijët e mitur, vetëm 1 dhe 3-vjeç.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb