Skip to content

“Integrated Energy” ofroi kontributin e saj në shkollën 9-vjeçare të Sharrës, Ariola Kodra: Fokusi i shoqërisë konçesionare është në arsim dhe komunitet

“Integrated Energy” shoqëria konçesionare, e cila operon në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, këtë fillim viti të ri shkollor, ofroi kontributin e saj në shkollën 9-vjeçare të Sharrës.

Stola për ambiente të jashtme të shkollës, karrige për sallën e mësuesve, pajisje dhe mjete kancelarie, çanta për nxënësit, maska, sterilizues për masat anti-Covid dhe detergjentë për ambientet e shkollës, ishin një pjesë e ndihmave, të cilat do të përballojnë për një kohë të gjatë nevojat e nxënësve dhe të shkollës ku ata do të mësojnë.

Nuk është hera e pare që IEBV asiston dhe plotëson nevojat emergjente të kësaj shkolle. Madje rikonstruksioni i saj është pikërisht një dhuratë e IEBV. Për administratoren e “Integrated Energy” Ariola Kodra, fokusi i shoqërisë në arsim dhe në komunitet, ka qenë dhe do të jetë prioritar.

“Në kuadër të përgjegjësisë sociale që ka marrë shoqëria Integrated Energy për të ardhur në ndihmë të komitetit siç është shkolla 9 vjeçare e fshatit Sharrë. Ne jemi përpjekur vazhdimisht për të ndihmuar këtë komunitet. Aktivitetet tona kanë qenë dhe do të jenë të vazhdueshme. Qëllimi i shoqërisë sonë nuk është vetëm puna brenda për brenda e zonës së trajtimit të mbetjeve në tiranë por ardhja në ndihmë e komunitetit përreth. Kemi bërë një sërë donacionesh në sferën sociale dhe mjedisore, vend të rëndësishëm i kemi kushtuar dhe arsimit pasi mendojmë që edukimi i brezave të rinj është kush për zhvillimin”, u shpreh Ariola Kodra.

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Socal në Bashkinë e Tiranës e konsideroi bashkëpunimin e biznesit dhe arsimit të domosdoshëm për përmirësimin vazhdimisht të kushteve në ambientet mësimore.

“Arjolën e falkenderoj dyfish pasi mjete që ka sjellë dhe të gjithë elementët jo vetëm për fëmnijët por për mësuesit dhe të gjithë stafit akademik patjetër që e bëjnë më të plotë gjithyë ndihmesën, edhe një herë Arjola faleminderit”, u shpreh Anisa Subashi

“Këto materiale ne na duhen për arsye që kjo është një zonë e varfër dhe fëmijët i kemi me probleme sociale. Integrated Energy na kanë rregulluar edhe shkollën, e falenderojmë shumë”, tha Fatos Aga, drejtori i Shkollës 9-vjeçare Sharrë.

IEBV garantoi drejtuesit e këtij institucioni, se do të jetë gjithmonë aty për të qenë një mbështetje e nevojave të shkollës gjatë gjithë vitit.

/faxweb