Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar sërish kërkesën e mjekut Edvin Prifti, për vendimin e pezullimit të tij nga detyra mjekut. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “pezullim nga detyra”, pasi është vënën nën hetim nga SPAK për “pastrim parash”dhe “korrupsion”. Kujtojmë se me kërkesë të Prokukurorisë së Posaccme, Gjykata e Posaccme vendosi në sekuestro 2 llogari bankare të kardiokirurgut Edvin Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.
Konkretisht janë sekuestruar shumat 51.4 mlion dhe 177 mijë euro, ndërsa nga hetimi ka rezultuar ngritja e një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Kardiokirurgu u vu nën akuzë rastësisht gjatë hetimeve për korrupsionin në gjykatën e Krujës ku nga përgjimet u zbulua edhe një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
