Gjashtë është numri i personave të arrestuar nga Policia e qarkut Durrës në orët e fundit mes tyre një 19 vjeçar, i cili i vodhi me dhunë një telefon shtetases me inicialet K.Zh.

Një nga të arrestuarit është një shtetas i shpallur në kërkim për plagosje në Krujë. Bëhet fjalë për 47 vjeçarin me inicialet G.Rr.

Ndërsa katër personat e tjerë të vënë në prangat e policisë akuzohen për shkelje rrugore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin G. Rr., 47 vjeç, banues në Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 15.09.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, më shtetasin B. K., e ka goditur atë me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasin M. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur me dhunë telefonin celular, shtetases K. Zh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. R., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

Sh. T., 54 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

E. C., 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

H. Q., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. B. Për pasojë janë lënduar të 2 drejtuesit e mjeteve dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko