
Pas përplasjeve të vazhdueshme ditën e sotme mes banorëve të Laknasit dhe punonjësve të firmës për një thertore në këtë zonë, ata shprehen në një deklaratë për median se do presin deri me 20 tetor për daljen e vendimit përfundimtar nga gjykata.
Banorët të cilët protestojnë prej muajsh për të mos u ndërtuar thertorja pranë pyllit thanë po ashtu se nëse është e nevojshme përplasjet fizike do vazhdojnë vetëm e vetëm që t’i jepet zgjidhja situatës.
Në një intervistë për Fax News ata u shprehën se kryetari i Bashkisë është vënë në dijeni dhe se kërkojnë zbatimin e ligjit pasi në momentin që nuk zotërohet leja mjedisore nuk mund të ketë leje ndërtimi.
Ata theksuan se nuk kërkojnë zgjidhje afatshkurtra pasi dhe herë të tjera leja e ndërtimit është dhënë në formë abuzive dhe nuk është marrë një vendim i formës së prerë nga gjykata.
“Përderisa nuk ka asnjë dokument ligjor, ne deri me datë 20 tetor do presim vendimin e gjykatës. Vumë në dijeni kryetarin e Bashkisë dhe i kërkuam të mbrojë interesin publik brenda territorit vet, i thamë që leja e ndërtimit nuk ka më vlefshëmri pa leje mjedisore.
Ne nuk kërkojmë zgjidhje afatshkurtra, por zbatimin e ligjit, leja e ndërtimit është dhënë në mënyrë abuzive dhe herën e parë, vetëm të zbatohet ligji nuk po kërkojmë favore.
Akoma nuk është marrë një vendim i formës prerë , kompania pretendon të fillojë punimet, por ne nuk do e lejojmë. Banorët do ta mbrojnë fizikisht deri në daljen e vendimit përfundimtar. Nëse neser nuk pranojnë të ulen në tryezë për të rënë dakort ne do vazhdojmë në përplasje fizike deri në zgjidhje të situatës”– u shprehën banoret.
(E.D/faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb