Më pak se dhjetë minuta reshje intensive shiu kanë mjaftuar që pjesa më të madhe e rrugeve ne qytetin e Librazhdit mbulohen nga uji duke veshtiresuar keshtu edhe qarkullimi.

Për të disatën herë puseta të bllokuara nga dhera dhe zhavori nuk arrinë të përcjellin ujin dhe bëjnë të mundur përmbytje e disa rrugëve qoftë edhe me pak minuta shi.

Rrugët me problematike është ajo e Policisë dhe rruga e Spitalit në të cilat janë kryer punime për shtrimin e tubacioni të Ujësjellesit, sipas ekspertëve kjo problematike i adresohet në menyrë të drejperdrejt pikëërisht kësaj firme e cila përvec punimeve aspak cilësore ka bllokuar gjatë punimeve me mbetjet.

Bashkia Librazhd edhe pse në dijeni të problematikës së përsëritur deri më tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të pastruar pusetat duke i lënë këto rrugë edhe pse kryesore për qytetin e Librazhdit nën ujë sa herë ka reshje intensive shiu.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko