Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, për të marrë pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare.
Konferenca pritet të mbahet më 1 tetor, pikërisht në kryeqytetin e vendit arab, Abu Dhabi.
“Abu Dhabi – I ftuar nderi në World Policy Conference”, shkruan Rama në ‘Facebook’ ku ka postuar edhe foto nga pritja që i është bërë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arbe.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë, kreu i qeverisë do të zhvillojë dhe disa takime, mes tyre dhe me kreun e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell.
