Së fundmi rrjeti social Twitter ka filluar të heqë nga platforma e tij miliona llogari të rreme dhe të dyshuara.
Nga ky vendim janë prekur të gjithë përdoruesit e njohur, të cilët duket se kanë humbur një numër të madh të ndjekësve të tyre. Pjesë e kësaj humbje të ndjekësve është presidenti amerikan Donald Trump.
“Veprimi lidhur me këtë çështje fillon sot”, shkroi drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, i cili tha se ka humbur rreth 200 000 ndjekës.
Gjithashtu Twitter ka bërë të ditur për fillimin e një aksioni për heqjen e llogarive të “mbyllura”, të cilat ishin deaktivizuar nga shkaku se Twitter i konsideroi të dyshuara ose të rreme.
Llogaria zyrtare e Twitter-it, @Twitter, është njëri nga humbësit më të mëdhenj nga kjo fushatë e pastrimit, pasi ka humbur rreth 10 milionë ndjekës, ose 12 për qind nga totali.