Skip to content

VIDEO LIVE/ Prishet pakti që u bë në zyrën e Rakip Sulit, banorët përplasen sërish me përfaqësuesit e firmës në Laknas

Është prishur pakti i vendosur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, ku përfaqësuesit e firmës që do të ndërtojnë thertoren në Laknas po përplasen sërish sot me banorët.

Edhe pse një ditë më parë u arrit marrëveshje që të mos ndërhyhej në zonë deri në datën 20 Tetor,  tashmë duket se firma nuk do tia dijë për atë që vetë një ditë më parë ra dakord.

Banorët shprehen të vendosur që do të bëjnë rezistencë për mosprerjen e pyllit, dhe kërkojnë ndërhyrjen e policëve, të cilët i quajnë të korruptuar.

“Na ka thënë dilni dhe vrituni me të firmës e kam këtu në video Rakip Sulin. Këtu jemi në pronën tonë, më mirë të kapim kallashin me i rrafshu të gjithë.

Cfarë don ai tek shtëpia e huaj, pa leje pa asgjë. Për cfarë ka ardhur. Jo dinamit po edhe me raketa të vijnë atëq vend nuk e marrin pa vendim gjykate”.

(E.K/Faxweb.al)

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb