Të dy nuk njiheshin. Ernesti, 66 vjeçar ishte pensionist, ndërsa Ronald, 58 vjeçar, drejtonte një varkë transporti.
Por ama të dy burrat ishin pranë një dyqani i cili kishte shpërthyer në flakë. Brenda godinës ishin tre persona. Një 83 vjeçar në karrige me rrota kishe mbetur i bllokuar në katin e dytë të dyqanit.
Ernes Beauparland dhe Ronald Rock hynë së bashku në ndërtesën e përfshirë nga flakët. Një ndërhyrje heroike. Të dy arritën në katin e dytë dhe shpëtuan prej aty të moshuarin. Bashkë me të dhe e bija e 83 vjeçarit, e cila po qëndronte në krah të tij në mesin e flakëve. Në momentin që zjarrfikësit kishin mbërritur në vendin e ngjarjes, të dy burrat po nxirrnin të moshuarin dhe gruan. Personi i tretë kishte arritur të dilte vetë nga godina.
“Nëse nuk do të ishte për ata dy burra, babai e motra ime nuk do të ishin gjallë. Motra nuk e braktiste babain”-tregoi për median amerikane Kolin Xhekson (Colleen Jackson).
Autoritetet në SHBA i dhanë një medalje të lartë (Carnegie Medal) dy burrave, të cilët kryen me të vërtetë një akt heroik.
