Skip to content

Mbërrijnë në Gjykatë dy shokët e Aldi Ramës, ja kush është prokuror dhe gjykatës i çështjes (EMRAT)

Dy shokët e Aldi Ramës, përkatësisht Kristian Sherri dhe Armando Marku kanë mbërritur në Gjykatë dhe pritet që të jepet masa e sigurisë.

Prokuror i çështjes është Ylli Pjeternikaj, ndërsa gjyqtare Elsa Ulliri.

Avokat i Armando Markut është Gjon Vulaj , ndërsa avokati i Kristian Sherrit është Fran Gjono.

2 persona mbahen në komisariatin e policisë Lezhë si persona të cilët dyshohet se shoqëronin Aldo Ramën i cili nuk pranoi të dorëzohet në polici duke vrarë veten disa orë pasi kishte ekzekutuar efektivin e policisë, Saimir Hoxhën.

Kristian Sherri dhe Armando Marku, ky i fundit drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se është me profesion mësues. I vetmi person i armatosur bëjnë me dije burimet ka qenë Aldi Rama, ndërsa pas ekzekutimit të Hoxhës, kolegët që e shoqëronin kanë qëlluar në drejtim të automjetit të të rinjve teksa këta të fundit largoheshin me shpejtësi.

Automjeti në fjalë ka shenja të plumbave ndërsa efektivët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij pa mundur ta ndalonin. Nga ana tjetër krismat e shumta të armëve i kanë konfirmuar për Fax Neës edhe burime që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes paraditen e kësaj të marte.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb