Sot është takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Shkodrës. Para se të nisë foltorja në ambientet e jashtme të Kinemasë Millenium në Shkodër shihen mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Berisha, mes tyre dhe vajza e Jozefina Topallit, Megi Topalli.
Demokratët e Shkodrës për Fax News shprehen se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha është demokrati i vërtetë i shqiptarëve.
“Ne vijmë në mbështetje të zotit Berisha se Basha është bërë me Ramën, nuk durohet më ai.
Ka ardh koha për ndryshim, Basha duhet të ikë, e kam shumë mik por ka ardh koha për ndryshim”– u shpreh një prej tyre.
“Po presim Berishën, ai është demokrati i vërtetë, po bashkohemi e ta heqim Lulin se na gënjeu këtu e 8 vite.
Presim doktorin, arsyeja kryesore është se partia ka nevojë për bashkim dhe nuk kemi më besim te Basha, ka humbur 3 herë, ku të shkojmë ashtu?
Sala është i shqiptarëve, e kam ndjek që herët dhe i dha demokracisë shqiptare shumë, ai është besnik i të parëve tonë. Shihe ca bën Partia Socialiste, jnë përbindësh i shqiptarëve dhe kosovarëve, Berisha është burri më i ndershëm i kombit“- thanë demokratë të tjerë.
(E.D/faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
