Një grup protestuesish serbë, duke rregulluar një prej mjeteve që shërbeu si barrikadë për 12 ditë në pikën kufitare të Jarinjës.
Pas 12 ditësh tensione, nesër Jarinja e Bërnjaku nuk do të gjejnë më mjetet e tonazhit të rëndë që shërbyen si bllokada, forcat speciale të Kosovës që ruajtën tokën e tyre dhe protestuesit serbë, që kundërshtuan reciprocitetin e targave me Kosovën.
Nesër pikat kufitare do të gjejnë forcat e KFOR-it, ndërsa kjo e premte ka qenë në tërësi e qetë. Protestuesit serbë kanë qenë të qetë, nuk ka patur më provokime, por muzikë, pije e diskutime mes tyre.
Media në Kosovë ka përcjellë pamje nga pikat kufitare, ndërsa nesër hyn në fuqi marrëveshja e arritur mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Lexo edhe: Marrëveshja për targat mes Kosovës e Serbisë, kush janë pikat e dakordësimit