Një automjet i djegur është gjetur këtë mëngjes në dalje të qytetit të Shkodrës.
Paraprakisht dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku mbetën të vdekur burrë e grua.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku u gjetën të vrarë brenda makinës Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci. Fatmirësisht plumbave ju ka shpëtuar fëmija një vjeç.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me makinën e gjetur të djegur për të verifikuar nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.
