Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, në vendin e quajtur ish-parku i autobusëve, por fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.
Në aksident janë përfshirë një makinë ‘Caddy’ dhe një foristradë ‘Porche’. Shkak për aksidentin është bërë kalimi me të kuqe në semafor, e njërit prej drejtuesve të mjeteve dhe si rezultat foristrada ka përfunduar në trotuar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
