Skip to content

Pirro Dhima i jep lamtumirën e fundit nënës, shpërthen në lot pranë varrit


Lefterie Dhima, nëna e sportistit dhe peshëngritësit Pirro Dhima, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Ajo u gjet e pajetë pranë banesës së saj, 3 ditë pasi kishte ndërruar jetë.

Pranë varrit të nënës shihet të shpërthejë në lot, Pirro Dhima, i cili u kthye nga Amerika për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Në videon e ‘Faxnews’ shihen të gjithë personat që ishin prezentë në ceremoninë e varrimit, disa me maska e disa jo.

Pirro Dhima është shprehur se nënën nuk e ka braktisur kurrë. Të afërm të familjes shprehen se 75-vjeçarja ishte e sëmurë.

Nëna 75-vjeçare e atletit Pirro Dhima, Lefteria u gjet pa jetë pranë banesës së saj nga fqinjët. E moshuara kishte nisur që të dekompozohej pasi prej ditësh askush nuk e kishte vënë re mungesën e saj, madje as dy djemtë që prej vitesh jetonin larg.