Skip to content

E rëndë në Mal të Zi! 18-vjeçarja vritet nga ish i dashuri teksa ishte me gjyshen, babai i saj mbeti i plagosur (DETAJET)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi diten e sotme ku një vajzë 18 vjecare është vrarë nga ish-partneri i saj.

Në rrjete sociale janë ngritur kauza me hashtag: Mos i vrisni vajzat dhe 18-vjecarja e quajtur Shejla Bakija është vrarë nga ish-i dashuri teksa ishte me gjyshen dhe të atin e saj.

Burime bëjnë me dije se ajo ndërroi jetë në vend ndërsa babai i saj është plagosur. Asnjë media e Malit të Zi deri më tani nuk ka reaguar për këtë vrasje makabre ndërsa Instagram dhe Facebook po gëlojnë me reagime dhe thirrje për të kapur vrasësin.

Mësohet se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve.

Akoma nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit të krimit por burime bëjnë me dije se ai është arratisur drejt Serbisë. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.


(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb