Skip to content

Protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm, qytetarët marshojnë nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë, Goxhaj: Mos u dorëzoni kurrë, të shtunën tjetër do të jemi më shumë!

Një numër i madh qytetarësh kanë dalë pasditen e sotme në protestë pranë sheshit Nënë Tereza, ku shprehen kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Avokati Altin Goxhaj, itha se kjo protestë është kundër vaksinimit të studentëve me detyrim, ndërsa tha se vetë OBSH ka pranuar që edhe të vaksinuarit mund të infektojnë.

“Ky formular vlen për t’i kujtuar institucioneve sepse qeveria s’ka punë si e përballoj unë virusin. Ky informacion është i paligjshëm dhe prek privatësinë e qytetarëve. E fundit ka të bëjë me diskriminimin: Pse mua qeveria për tu futur në auditor maë kërkon të dëshmoj për rezultatet e tamponit kurse të vaksinuarit nuk i kërkon? Edhe OBSH e ka thënë që të vaksinuarit mund të përhapin Covid njësoj si të pavaksinuarit. Mos u dorëzoni kurrë, ditën e shtunë në orën 18:00 do të mblidhemi sërish kundër vaksinimit të detyrueshëm”, thotë Goxhaj.

Fillimisht protesta nisi në sheshin “Nënë Tereza” më pas protestuesit u zhvendosën përballë kryeministrisë. Protesta e katërt e organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile ka zgjatur rreth 60 minuta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb