Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në Krujë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se i ndjeri me inicialet I.C., ishte duke kryer punime në banesën e shtetasit me iniciale F.K.
NJOFTIMI
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
