Skip to content

“Do bojkotojmë mësimin ose do shkrijmë klasën”, prindërit e fëmijëve në shkollën 9-vjeçare në Vlorë protestojnë: Klasa e tretë lihet pasdite, është shumë e pashëndetshme për ta

Prindër të fëmijëve të shkollës ‘Lef Sallata’ në Vlorë janë sot para shkollës në shenjë proteste për të kundërshtuar mësimin e pasdites. Prindërit që kanë dal sot janë kryesisht të fëmijëve të një klase të tretë që është e vetmja klasë nga filloja që është lënë për pasdite.

Në një intervistë për Fax NeWs prindërit para ambienteve të shkollës shprehen se situata është mjaft kaotike pasi shumë prej tyre kanë nga 2 apo 3 fëmijë që janë në orare të ndryshme duke kushtëzuar kështu prindërit edhe për vajtjen në punë apo kryerjen e shumë aktiviteteve gjatë ditës.

Ata thanë po ashtu se kanë kërkuar me insistim përgjigjie nga instancat përkatëse por nuk janë njoftuar për asnjë vendim zyrtar të ndryshuar lidhur me orarin e procesit mësimor.

Fëmija në mëngjes nuk do jetë në kontrollij tonë, kanë nga 2 3 gëmijë në orare të ndryshme dhe është corganizim total. Kemi insistuar disa herë të flasim me drejtoreshën.

Kjo gjë nuk është e shëndetshme për fëmijët, ata do të jetojnë për këto 3 orë, nuk do kryejnë dot asnjë aktivitet jashtshkollor. Nuk na janë përgjigjur sic duhet, është situatë kaotike dhe hapësira fizike gjenden për disa e për disa jo.

Do të marrim vendimet tona, do shkrihet klasa sepse do i largojmë secili fëmijët.Për ne është situatë ekstreme, i bie që njëri nga ne të ngelet pa punë. Programin e kemi pare, 26 klasa paradite që janë fëmijë të rritur, nga klasa e pestë e poshtë mbasdite. Ose do bojkotohet mësimi ose do lëvizim nga shkolla”-u shprehën ata.

Mësuesja e nxënësve të klasës së 3 u prononcua për Fax News se po pritet një letër zyrtare dhe fajin nuk e ka drejtoria pasi nuk ka hapësirë mjaftueshem ne shkolle e megjithate mund të gjendet një zgjidhje.

Mësuesja: Po pritet një letër zyrtare, aktualisht shkolla nuk ka ambiente por gjithmonë ka zgjidhje, patjetër paradite është më mirë sepse fëmijët janë shumë të vegjël.

Na kanë thënë që shkolla nuk ka kapacitet për të gjithë.

Kujtojme se ditën e sotme nisi mësimi i plotë nëpër të gjithë shkollat e vendit. Kjo është hera e parë që nxënësit do të frekuentojnë normalisht shkollat dhe do të jenë ne klasat e tyre njësoj siç ishin para pandemisë së Covid-19.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb