12 milionë dokumente nga disa kompani offshore kanë rënë në duart e gazetarëve, duke zbuluar sekretet dhe pasurinë e fshehur për mbi 300 politikanë dhe zyrtarëve të Shteteve të ndryshme.
Nga dokumentet, sipas faqes që ka bërë publikimin në internet, rezulton edhe një politikan shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Nga hartat e publikuara, nga organizata e gazetarëve rezulton se 13 nga kompanitë offshore janë të lidhura me Shqipërinë.
Dosjet tregojnë se si ish-kryeministri britanik TonyBlair dhe gruaja e tij kursyen mbi 300 mijë paund taksa, kur blenë një zyrë në Londër, apo se si Mbreti i Jordanisë grumbulloi fshehurazi rreth 95 milionë dollarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.
