Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një banesë në fshatin Reps të Mirditës, me pasojë vdekjen e një personi.
Banesa e shkrumbuar totalisht nga flakët.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
