Skip to content

Deputetja e PD kap ngushtë Bashën: Po ne do të mbështesim protestat për rritjen e çmimeve?

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sot grupin parlamentar për t’i folur lidhur me rritjen e çmimeve.

Por teksa i gjithë diskutimi ishte i përqëndruar tek fjalët, një pyetje për veprimet konkrete të opozitës duket se e kanë çorjentuar Bashën.

Deputetja Dhurata Çupi ka adresuar një pyetje ndaj tij ku e pyeti lidhur me qasjen që do kishte opozita përtej fjalëve.

Mësohet se gjatë mbledhjes, deputetja e ka pyetur kryetarin Basha për qëndrimin që do të mbajë kjo forcë politike në lidhje me një protestë të paralajmëruar për t’u zhvilluar të shtunën.

I zënë ngushtë, Basha ka dhënë një përgjigje klishe ku i ka thënë që PD do të mbështesë, organizojë dhe inkurajojë çdo formë reagimi.(TemA)