Ditën e sotme janë publikuar pamjet e vrasjes së shqiptarit, Dikenc Halili, i cili u ekzekutua me dy plumba në kokë e një në bark mbrëmjen e djeshme në një bar të Athinës.
Siç mund ta shihni në videon më poshtë 39-vjeçari nga Tepelena ishte ulur në një kafe ndërsa pranë tij i afrohet një person i cili menjëherë nxjerr armën dhe e qëllon. Të pranishmit largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga ajo që ndodhi. Ndërkohë, shqiptari fillimisht u dërgua me plagë të shumta në spital, ku dhe ndërroi jetë.
Larje hesapesh është pista kryesore me të cilën po heton policia pasi viktima është me precedent penal.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
