Skip to content

Njëri i dënuar për prostitucion, tjetri për vrasje. Kjo është e shkuara kriminale e dy personave që u vranë në Elbasan

Fax News ka zbardhur detaje të reja sa i takon ekzekutimit të dy personave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit janë me precedentë penalë, pasi të dy rezultojnë të dënuar jashtë shtetit.

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Lulzim Bitri.

Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL  ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

“Ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 20 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë 3, janë larguar me shpejtësi dhe kanë djegur makinën në Balldre. Dyshohet se të paktën 3 persona kanë marrë pjesë në këtë atentant mafioz dhe janë ndihmuar më pas nga persona të tjera. Janë ngritur pika kontrolli të shmumta dhe po kryhen kontrolle për kapjen e  autorëve. Në vendngjarje është dhe grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes“, raportoi gazetari Elvis Myrtaj.

Nga ana tjetër viktima tjetër, Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë. Ngjarja në vitin 2018 ndodhi në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim. Mbi 40-vjeçarin nga Elbasani rëndonte akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim si edhe akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese.

Te shtena me arme zjarri kane tronditur Elbasanin mbremjen e sotme. Të vdekur kanë mbetur Ardian Çollaku rreth 50 vjeç si edhe Lulzim Bitri. Ngjarja ka ndodhur 100m larg vendit ku u vra Emiljano Ramazani. 

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb