Skip to content

“Po na përgjojnë me mikrofona ambientalë” debate në Komision, Boçi: Kjo nuk është normale, nuk bëjmë dot një bisedë, gazetarët duhet të jenë këtu

Ditën e sotme është mbledhur komisioni për Edukimin dhe Mediat, për të diskutuar ndër të tjera edhe për mësimin në universtiete, diçka për të cilën deputetët e opozitës u shprehën se nuk kishte akoma një sqarim konkret për studentët.

Ndër të tjera , ka pasur një debat lidhur me mos-praninë e gazetarëve gjatë mbledhjes gjë që ka sjellë vendosjen e mikrofonave ambientalë, veprim të cilin deputeti i opozitës, Luciano Boci e konsideroi si një përpjekje për t’i përgjuar.

Pjesë nga debati i zhvilluar në komision:

Ina Zhupa: Ministrja Kushi nuk ka marrë asnjë vendim për mësimin në universitet. Të përgjigjet për oraret mësimore.

Luçiano Boçi: Ne njoftohemi se ka mikrofona ambientalë dhe do përgjohemi. Kjo nuk është normale, mos të bëj një bisedë, se kjo bisedë na dilka. Po na duhet vetja sikur jemi në përgjime. Ne pranojmë të përgjohemi ndërkohë që gazetarët nuk i lejojnë të futen por ne përgjohemi. Duhet ta nisim nga vetja jonë, nëse e nisim kujdes se na përgjojmë, atëherë ne nuk jemi të lirë. Mos prania e mediave ndikon në transparencë. Të jemi seriozë në punën tonë.

Petro Koçi: Për mua nuk është problem që të vijnë 100 gazetarë. Prandaj është lënë që të vijnë dhe të marrin pamje që ti përdorin në televizionet ku punojnë e më pas kanë komunikimin online. Lidhur me mikrofonat ambiental, janë të dukshëm, pastaj njerëzit të jenë të kujdesshëm në fjalor. Nuk besoj se ka lidhje me përgjimin.

Gjekmarkaj: Nuk kam asnjë shqetësim për mikrofonat.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb