Skip to content

“Vodhën makinën e djalit tim”, zbardhen detaje të reja për vrasjen në Elbasan, ja cfarë armësh u gjetën brenda makinës me të cilën u krye atentati (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e djeshme në Elbasan. Gazetarja e Fax NeWs Entela Duka e cila ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur ngjarja raporton se në sipërfaqe kanë mbetur vetëm xhamat e njërit prej mjeteve dhe se mjeti tjetër i përdorur nga Ardian Çollaku nuk ka pësuar dëmtime.

Makina me të cilën u krye atentatit dhe më pas e djegur në metalurgji, rezulton të jetë vjedhur në Elbasan. Mësohet se armët e gjetura në automjetin e shkrumbuar janë të modelit kallashnikov dhe një automatik tjetër tip “Scorpions”.

Kamerat e sigurisë të karburantit ku nddhi ngjarja por edhe e një biznis përball kanë fiksuar të gjithë ngjarjen, por për shkak të mungesës së teknologjisë së policisë kriminale nuk japin shpresë për identifikimin e autorëve.

Bëhet me dije se makina është afruar me shpejtësi te vendi i parkimit dhe akoma ka njolla gjaku prezente.

Dy viktimat kanë rënë në tokë, pranë njëri-tjetrit, kanë qenë të shtënat që i kanë trembur njerëzit të cilët më pas kanë dalë jashtë lokalit. Kanë kaluar më shumë se 15 minuta dhe dy persona janë afruar për të dhënë ndihmën e parë.

Collaku ka nxjerrë gjak nga goja në momentin që i është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Që nga nata e djeshme është punuar natën vonë, policia ngriti postblloqe dhe shoqëroi 20 persona në cilësinë e dëshmitarëve apo që kanë dijeni për marrëdhënien e dy viktimave.

Deri tani pista paraprake thotë se është larje hesapesh mes dy grupeve kriminale dhe se personat që sulmuan Ardian Çollakun dhe Lulzim Bitrin ishin të veshur me të zeza dhe madje njëri prej tyre mbante paruke në mënyrë që të mos pikasej nga kamerat.

Në një intervistë për Fax News babai i pronarit të makinës së vjedhur tha se nuk i njihte viktimat dhe se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

“Nuk i njoh viktimat, jemi të tronditur! Kanë prishur makinën e djalit tim, që ka pasur parkuar këtu”-tha ai.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb