Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv Kosta Grillo ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me Covid.
Mësohet se pas një beteje të gjatë me Covid-19, ai nuk ka mundur ta fitojë dot betejën.
Fillimisht pas infektimit, ai po trajtohej në spital në Tiranë dhe pasi gjendja e tij u përkeqësua ai u nis drejt Turqisë, për trajtim më të specializuar ku edhe ka ndërruar jetë.
Ai udhëtoi drejt Turqisë në datën 12 gusht, e ndërsa që prej 27 gushtit ndodhej në terapi intesive, në gjendje të rëndë.
Ndarja nga jeta e Konstandin Grilllos, është një lajm trishtues per te gjithe komunitetin sportiv ne vendin tone, te cilit Kosta Grillo i sherbeu me shume pasion per me shume se 3 dekada.
Kosta Grillo ishte nje nga zerat me te dashur ne historine e komentit sportiv, vecanerisht futbollit!
Mirepo vec gazetarise sportive, Grillo ishte edhe pioneri ne fushen e menaxherit te futbollit, duke sherbyer si bashkepunetor i klubeve te futbollit ne vendin tone dhe ne rajon per te marre dhe derguar lojtare ne keto klube!
Pinjol i nje familje te njohur e me shumë tradita, djali i shkrimtarit te famshem te letersise per femije Odhise Grillo, ai lë pas bashkeshorten dhe dy djemte e tij.
Vizion Plus i shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes se gazetarit dhe ikones se komentit futbollistik Kosta Grillo!
