Skip to content

A u shkarkua apo jo Ardi Veliu? Flet Mentor Kikia: Edhe ai vetë e di që do ta mbyllë këtu karrierën, afati 100 ditë i Ramës ishte për të

Gazetari Mentor Kikia ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News, për të folur mbi ngjarjen më të fundit politike në vend, atë të një lajmi që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nuk është më në detyrë.

Mentor Kikia thotë se fakti qëe asnjë institucion publik nuk e mohon këtë lajm, besueshmëria të ccon drejt mendimit se ai është shkarkuar.

Sipas Kikisë, edhe vetë Ardi Veliu e dinte se do ta mbyllte këtu karrierën, pasi afati prej 100 ditësh dhënë nga Rama ishte pikërisht për të dhe jo për përmirësimin e punës së policisë.

“Jemi në kushtet kur një lajm i tillë nuk është përgenjeshtruar nga asnjë institucion publik, dhe nuk është mohuar, duke na ccuar drejt besueshmërisë se Ardi Veliu nuk është më drejtor. Nuk ishte diccka e papritur, madje ishte vendim i paralajmëruar që kur Kryeministri prodhoi atë afatin kohor prej 100 ditësh. Më shumë sesa për përmirësimin e punës së policisë, mendoj se ishte më shumë një afat për Ardi Veliu, i cili edhe ai vetë ishte koshient se do e mbyllte këtu karrieren, duke qenë një nga më jetëgjatët në këtë pozicion“, deklaroi Kikia.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb