Skip to content

“Kosta nuk kishte Kombëtare tjetër përveç asaj shqiptare”, miq dhe kolegë të Grillos kujtojnë bisedat: Ishte korrekt për të ardhur tek “Fax Sport”, ai thoshte që nuk më kap Covid, ishte kundër…

Ndarja nga jeta e Kosta Grillos ka trishtuar familjarë, kolegë dhe miq të komentatorit të njohur të sportit i cili nuk arriti të mbijetonte ndaj Covid-19.

Kolegët e Kosta Grillos kanë kujtuar bisedat e fundit me gazetarin e sportit për të cilin nuk kursyen fjalët e mira dhe përkushtimin e tij në këtë profesion.

Tami Kona ka treguar se për Kosta Grillon nuk kishte asnjë Kombëtare tjetër veç asaj shqiptare pavarësisht se në rrjetet sociale ishin hedhur akuza se ai ishte tifoz i skuadrës serb i Cervena Zvezdës. Gjithashtu kolegët thonë se Kosta ishte korrekt me orarin, edhe kur ishte jashtë Tiranës ai mbërrinte fiks për emisionin e sportit në “Fax News”

Tami Kona: Të falënderoj që të më jepet rasti. Kemi luksin të dalim në ekranin e vogël të flasim për sportin i cili është i ndjeshëm dhe kur del në rrugë përplasesh me tifozët. Sot është e vështirë të flasësh për një koleg që nuk është më. Zëri i Kostës do të jetë gjithmonë mes nesh, kronikat kur ka luajtur kombëtarja ai do të mbahet mend gjatë pasi do të mbetet zëri i ekipit komëbtar. Ne na bashkonte sporti por shoqëria është më e herët se vitit e demorkracisë, unë e njoh koston që prej fëmijërisë kur ishim të vegjël. Kosta ishte shumë korrekt, edhe kur ishte jashtë Tiranës ai më thoshte do të jem tek “Fax Neës” në orën 7 dhe nuk vendosej në diskutim. Tifozët bënin komentin e tyre pasi i referoheshin kampionatit Europian ku Kosta ishte tifoz me ekipin e Zvezdës, por Kosta ishte mbi të gjitha tifoz shqiptar, për Koston nuk kishte kombëtare tjetër përveç asaj shqiptare. Biseda e fundit në Qipro udhëtova me të ku Vllaznia luajti me AIK. Unë e kisha kaluar covid, por Costa nuk donte ta bënte vaksinën, pasi thoshte që nuk më kapte Covid. Në harkun e 5-6 ditëve kemi bërë mbi 10 ditë, u cmendëm duke bërë teste por ai e mbante maskën, por më thoshte që me vaksinën që ke bërë e ke prish muhabetin.

Maks Tashi: Ishte një profesionist ekzemplar, fisnik korrekt dhe pozitivistet që përconte në cdo situatë. Vitet e fundit ai kishte shumë qefmbetje si për shembur me RTSH. Kosta ishte i pari që solli lojtarë të mëdhenj pasi kishte miq dhe dashamirës pafund. Me profesionalizëm ai bindte njerëzit. I vetmi problem i Kosotës ishte ecja, dilte shumë shpejt për tu përgatitur për punë.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga Covid-19 gazetari dhe komentatori i njohur i sportit Kosta Grillo. Gazetari 59-vjeç ishte i infektuar me koronavirusin prej disa javësh dhe ishte dërguar në Tuqi për të marrë nj mjekim më të specializuar por nuk arriti të fitonte dot betejën me Covid.

Pas betejës me Covid-19, humb jetën gazetari i njohur Kosta Grillo

/faxweb