Skip to content

Berisha e pranon për herë të parë: Ne nuk i fituam dot këto zgjedhje, Basha nuk flet më për “masakër zgjedhore”

Ish-kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar “Foltoren” me demokratët në qytetin e Gjirokastrës.

Berisha për herë të parë pranoi se PD-ja nuk i fitoi dot zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se Lulzim Basha ka harruar të flasë për “Masakrën Zgjedhore”.

Gjithashtu Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë por edhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës për të cilin tha se është marrë peng nga Edi Rama.

Sali Berisha nga “Foltorja” në Gjirokastër:

“Ne mblidhemi në një kohë kur Basha në 8 vite e udhëhoqi PD nga disfata në disfatë, nuk ishte në gjendje kurrë. Mori vendimet më absurde që ka marrë ndonjëri në histori. Pas zgjedhjeve të 25 prillit pas këtij seriali dështimesh ai deklaroi se kjo ishte një “masakër zgjedhore”, unë isha i bindur që Edi Rama i “plaçkiti” votat më shumë se kurrë, por ne nuk i fituam këto zgjedhje, këtë e kisha bindje të plotë. Kryetari në vend që të merrej në mbrojtjen e votës tuaj u kthye dhe po merrej në mënyrë të paimagjinueshme me karrigen e tij. Ne vijmë këtu jo si një opozitë e vjedhur nga Edi Rama por vijmë si një opozitë e tradhtuar nga Lulzim Basha. U tradhtua vota mundi, djersa juaj, sepse ai nuk flet më as për votë as për masakër zgjedhore”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb