Skip to content

Pandora Papers dhe biznesmeni shqiptar/ Gazetari i BIRN zbulon telefonatën me kreun e SPAK


Gazetari i BIRN, Besart Likmeta, ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, ku ka folur për skandalin “Pandora Papers”, ku sipas një shkrimi të botuar prej tij, gjenden të dhëna edhe për një biznesmen shqiptar, Vasil Kallupi.

Likmeta tha se ka patur një telefonatë nga kreu i SPAK, Arben Kraja, pas publikimit të shkrimit. Ai deklaroi se nuk i ka vënë në dispozicion SPAK dokumentat që disponon, por i ka dhënë kontakte të kolegëve të tij në konsorciumin ndërkombëtarë të gazetarëve investigativë.

Kam patur komunikim me zotin Kraja, na është kërkuar dokumentacion. Unë i kam dhënë kontaktet e konsorciumit ndërkombëtar të gazetarëve investigative. Nuk është e natyrës së gazetarëve, të ndajnë dokumente me institucione hetuese. Zbatimi i ligjit është detyrë e prokurorisë. Është për t’u parë në vazhdimësi se cfarë do të prodhojë organi i akuzës.
Besoj se ka indicie. Për të dhënat që kemi publikuar ka indicie të mjaftueshme për të filluar një hetim penal nga prokuroria e posaçme. Janë indicie që duhen provuar. Nuk mjaftojnë të dhënat tek Pandora Papers, kërkohet punë ekstra për t’i vërtetuar. Nuk është traditë e gazetarëve investigativë që thjesht të publikojnë të dhëna masive që rrjedhin pa bërë hetim gazetaresk“, tha ndër të tjera Likmenta. /TPZ.al/