Skip to content

SPAK nis hetimet për Pandora Papers, flet Besar Likmetaj: Më mori në telefon Arben Kraja, ja çfarë i thashë

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmetaj ka deklaruar se ka marrë një telefonatë nga kreu i SPAK Arben Kraja, të cilit i ka dhënë kontakte me rrjetin e gazetarëve që hetuan të dhënat.

“Kam pasur telefonatë nga Arben Kraja, na është kërkuar informacion. I kam thënë kontaktet e konsorcuimit. Ai mund t’i drejtohet atyre. Por nuk është e natyrës së gazetarëve që të japim dokumente,”-tha ai.

SPAK duket se ka nisur në këtë mënyrë hetimet për politikanin dhe biznesmenët shqiptarë që kanë dalë në skandalin e  “Pandora Papers”.

Nga dokumenet u zbulua se në mesin e politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore, është edhe një politikan shqiptar. 

Sipas të dhënave të “Pandora Papers” janë edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompanitë nuk janë në emër të tyre.

Pak ditë më parë është zbuluar emri i një biznesmeni shqiptar që ka transferuar miliona euro për  një kompani ‘offshore’ të konsulencës. Dokumentet e publikuara zbuluan se kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e drejtuar nga një biznesmen shqiptar.

Panora Papers zbuloi se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentat e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Investigimi i publikuar më 3 tetor ka zbuluar, se 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb