Skip to content

Kapen autorët e grabitjes me pasojë plagosjen e pronarit të banesës në Dibër

Zbardhet grabitja me armë  me pasojë plagosjen e të zotit të banesës në fshatin Brezhdan te Dibres.
 
U identifikohen dhe arrestuan  në flagrancë autorët e dyshuar ndërsa u sekuestruan arma e krimit,  municione luftarake dhe veshjet  e përdorura nga autorët.
 
U kapën në flagrancë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje:
 
Gaetano Hasi,  35 vjeç, banues në fshatin  Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër dhe Ilir Shini,  31 vjeç,  banues në fshatin  Brest i Epërm/Kastriot, Dibër.
 
Këta shtetas në bashkëpunim  me njëri –tjetrin  dyshohen se më datë 15.07.2018, rreth orës 03.30,  të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.S, 35 vjeç.
 
Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes,  shërbimet e policisë gjatë  kontrollit të kryer në  banesën e shtetasit  Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
 
Një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër,  1 jelek antiplumb,  si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.